Noizy sërish përfshihet në sherr: Sulmohet në New York!

By

Është njëri ndër reperët më problematikë shqiptarë dhe gjithnjë cak i sulmeve qoftë me këngë e qoftë atyre fizike.

Dhe Noizy ka disa histori me grupe të tjera reperësh, të cilët i ka rivalë të përbetuar.

Ndonëse nuk ishte hera e parë që Noizy u përfshi në një konflikt, ajo që ka ndodhur mbrëmë e ka gjetur reperin në një situatë më të vështirë se zakonisht.

Siç raportoi “Jeta Osht Qef”, reperi ka mbajtur një koncert në Queens në New York, e çdo gjë ka dalë jashtë parashikimeve. Grupi CFE ka sulmuar Noizyn, ndërsa është përhapur panik tek të gjithë të pranishmit.

Informacionin për këtë portal shqiptar, e ka dhënë një fanse e reperit e cila ka qenë prezente në ngjarje.

Sipas raportimeve të deri tanishme, Noizy ka lajmëruar menjëherë rojat e sigurimit për t’i evituar incidentet dhe për ta qetësuar tensionin në mes grupeve.

Në pamjet që ka siguruar JOQ, Noizy nuk shihet ndërsa situata aty duket disi e paqartë.

CFE është një grup aleat me TBA-në e Unikatilit, që janë rivalë të përbetuar të OTR, label me të cilin udhëheqë Noizy!

Artikuj të ngjashëm