Rita Ora bën thirrje të fortë për gratë e prekura nga lufta në Ukrainë

By

Ylli shqiptar me famë botërore Rita Ora, ka kërkuar ndihmë për të mbështetur gratë e prekura nga lufta në Ukrainë.

Rita përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka shpërndarë një nga postimet e UNICEF-it të Mbretërisë së Bashkuar, i cili aktualisht po mbledh fonde për të ndihmuar ukrainasit.

“Në këtë ditë ndërkombëtare të gruas, ju lutem mendoni të dhuroni te UNICEF UK, i cili është duke ndihmuar dhe mbështetur gratë e Ukrainës gjatë kësaj kohe shkatërruese”, shkroi Ora në mbishkrimin e postimit të saj.

Ndryshe këngëtarja, në vitin 2019, realizoi një vizitë të veçantë me UNICEF-in në Kosovë, duke vizituar familjet me nevojë në disa zona të varfëra të vendit të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm