Noizy mbyll sherrin e vjetër, pajtohet me…

By

Pesë vite më parë u shënua një prej sherreve më të ashpra mes një medium dhe një personazhi publik.

Noizy, gjatë ndarjes së cmimeve “Top Aëards” pati shpërthyer në ofendime ndaj Ledion Liços, atëbotë prezantues dhe bashkëproducent i programit pasi ky i fundit kishte bërë një thumbim tërësisht pa kripë për mosprezencën e reperit në event.

Situata kishte shkuar deri në bojkot të Noizyt nga Top Channel dhe kronika negative për figurën e reperit të cilat kishin mbërritur deri në edicionet qendrore informative.

Por me shkëputjen e Liços nga televizioni, mesa duket gjërat kanë ndryshuar.

Noizy do shkelë për të parën herë pas shumë kohësh në studio e Top-it të dielën e datës 14 Mars.

Ai do jetë i ftuar special në sezonin e ri të programit “Portokalli” i cili do të nisë me një varg ndryshimesh dhe riformatimesh.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori Rezart Veleshnja përmes një videoje nga prapaskenat e xhirimit të Portokallisë së parë të sezonit të ri.

Mesa duket, bojkoti i nxitur nga inatet e vjetra mbetet ende në fuqi vetëm në Top Albania Radio, fushëveprimtarinë aktuale të Liços! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm