Ndahet nga jeta Fikrije Ukelli – Ceka

By

Ka ndërruar jetë Fikrije Ukelli e njohur si Ceka.

Personazhi televiziv, mjeshtrja e gatimit u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 80 vjeçare.

Lajmin e ka ndarë me opinionin publik autorja e programit “Dicka po zihet”, Xheraldina Vula përmes një postimi ku shprehet:

“Ceka na la. Të qoftë dheu i lehtë, pusho e qetë partnerja ime e kuzhinës televizive”.

Jozyrtarisht mësohet se Ceka ka qenë e infektuar me COVID-19, virus i cili ia mori edhe vëllain, Prof. Dr. Sylejman Rexhepi verën e kaluar. /Prive.al

OOOO m'la vëllau ma i mirë në botë Syla, njeriu më njerëzor në këtë rruzull! E humba shpirtin, dritën e motrës…!

Posted by Fikrije Ukelli Ceka on Thursday, July 23, 2020

Artikuj të ngjashëm