Noizy i përgjigjet reperit Big Kik (FOTO)

By

Emri i Noizyt u përmend sërish.

Kësaj radhe nga reperi Big Kik i cili së fundmi u paraqit në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku në fund pati një ‘diss’ për liderin e OTR.

Përmes një freestyle, Big Kik i kërkon sqarim Noizyt së përse e largoi nga grupi.

Këtij ‘dissi’, Noizy iu ka përgjigjur përmes një postimi në instastory duke thënë se ishte ai që u largua dhe se ai ka qenë thjesht një artist që ka kërkuar mbështetje.

Përveç kësaj, Noizy në postim thotë se ‘të gjitha emisionet’ janë bërë për të për shkak të lakimit të emrit të tij në pothuajse secilën paraqitje të reperëve shqiptarë.

Më poshtë mund ta lexoni çfarë ka thënë Noizy./Prive.al

Artikuj të ngjashëm