Grupi i famshëm amerikan në rrugë për t’u ribashkuar?

By

A nuk do të donit që grupi i famshëm Pussycat Dolls të ktheheshin së bashku?

Epo, mos e mbani frymën. Pavarësisht spekulimeve të fundit, nuk duket se ka ndonjë plan ribashkimi në këtë kohë.

Grupi i famshëm amerikan i përbërë nga Nicole Scherzinger, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton, dhe Kimberly Wyatt i njohur për hite si Don’t Cha, Buttons dhe Stickwitu u nda formalisht në vitin 2010.

Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger

Gjatë një interviste me E! News Nicole Scherzinger tha” Unë kam dëgjuar edhe për ato thashetheme por nuk mund t’i konfirmoj ato. ”

“Unë i dua vajzat e mia, më mungon të kalojë kohë me to, kemi kaluar kohën më të mirë së bashku. Por nuk mund të konfirmoj asgjë tani,” ka shpjeguar artistja.

Image result for when did the pussycat dolls split

Nicole më tutje u shpreh se “Për shkak se jam aq i zënë, unë po bëj tre shfaqje të ndryshme në tre kontinente të ndryshme”. Plus, ylli është rikthyer në studion e regjistrimit duke punuar në këngë të shkruara vetë dhe duke regjistruar këngë të reja.

Duket se planet për ribashkim do të shtyhen për më vonë.

Burimi: Enews.com

 

Artikuj të ngjashëm