Si shumë të tjerë, edhe Noizy ka marrë një vendim për shkak të koronavirusit i cili ka arritur edhe në Shqipëri dhe tashmë ka marrë jetën e një gruaje.
Reperi njoftoi përmes Instagramit se lokali i tij në Durrës është mbyllur pikërisht për këtë shkak.
Ai tha se biznesi i tij s’do të punojë deri në një njoftim të dytë.
Shumë prej të famshëmve kanë anuluar koncertet për shkak se kanë qenë të detyruar në mënyrë që të mos mblidhen shumë njerëz në një hapësirë./Prive.al