Bomba e radhës! Sindi publikon bisedën e regjistruar të Olsa Muhametit

By

Ndonëse edicioni i dytë i “Për’puthen” ka përfunduar, Sindi Loci ka akoma gjëra për të sqaruar për publikun.

Ajo foli edhe një herë për zënkën e madhe që kishte pasur me Julin, dhe më pas ajo i kishte kërkuar falje me anë të një statusi në Instagram.

Reagimi i saj nuk kishte qenë i planifikuar, meqenëse nga ajo pritej që kërkim falja të ndodhte në studio.

Por, siç shpjegon Sindi, presioni ishte shumë i madh nga publiku dhe ajo donte që të kërkonte falje.

Më pas, gjatë intervistës për RTV Ora, ajo lëshoi edhe bisedë të regjistruar të autores së programit që e kishte kritikuar atë për statusin e saj.

“Nëse zgjodhe të reagosh, atëherë vështirë të mendoj se do të rikthehesh sërish në “Për’puthen”. Ju keni kokën tuaj Sindi dhe për këtë më vjen shumë keq sepse unë kam gjithë këto ditë që…”, dëgjohet të thotë Olsa dhe Sindi ndalon regjistrimin. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by RTV ORA (@rtvora)

Artikuj të ngjashëm