Ditën e sotme, reperi Noizy publikoi projektin e tij më të ri.
‘Gjuha e kampionit’ mban emrin kjo këngë e cila bëri bujë që në minutat e parë nga publikimi teksa u përkrah edhe nga një pjesë e kolegëve të tij.
Përpos Ledrit, kësaj rradhe ka qenë edhe Flori Mumajesi ai që e ka shpërndarë projektin në profilin e tij në Instagram duke e komplimentuar për këngën.
E ai që ka rënë në sy ka qenë epiteti i Noizyt i cili e ka konsideruar Florin ‘vëlla’.
‘Falemnderit vëlla’ – ka qenë komenti i lënë që na ka bërë të kuptojmë se mes dy djemve, prej më të suksesshmëve në muzikën shqiptare, ekziston një relacion miqësor i shkëlqyer. /Prive.al/