Noga, cak i shpërthimit të granatës në Prishtinë

By

Të premten rreth orës 07:00 të mëngjesit, në rrugën ”Zekirja Cana” ndodhi një shpërthim, ku u dëmtuan gjashtë vetura.

Mësohet se cak i sulmit ishte reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga, por fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati të lënduar.

Nga pamjet që ka siguruar Klan Kosova, shihet se përveç automjetit të Nogës, janë dëmtuar edhe vetura të tjera.

Rastin për shpërthimin me granatë dore e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz. Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit”- njoftoi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Artikuj të ngjashëm