Reperi i njohur aderon në Vetëvendosje!

By

Në Kosovën e pasluftës, ai numëronte shumë hite.

Reperi Mad Lion për vite të tëra u tregua mjaft aktiv duke sjellur këngë të cilat mbahen mend edhe sot.

‘Krejt mahalla n’disko’ në bashkëpunim me Hekuran Krasniqin e ‘Molla me shërbet’ me Don Arbas janë vetëm dy prej super-hiteve të reperit i cili ka kohë prej kur nuk ka sjellur këngë të re.

Për këtë, duket të jetë shkak rikthimi në Zvicër në vitin 2011.

Por, Mad Lion, tashmë ka krijuar lajm për një tjetër zhvillim. Ai ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, siç ka bërë të ditur Qendra e këtij subjekti politik në Prishtinë.

“Lëvizjes sot i’u bashkua edhe një anëtar i ri, Luan Zeqiri, i njohur me emrin artistik “Mad Lion”. Mirëseardhje i uruan kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë së Qendrës së Prishtinës, Egzon Azemi”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook. /Prive.al

Reperi “Mad Lion” i bashkohet Vetëvendosjes

Artikuj të ngjashëm