Këngëtari i njohur i muzikës turbo-folk, Mehdin Pergjegjaj, iu është kthyer rrënjëve të tij në Deçan, ku po kalon kohë në bjeshkët e bukura që shtrihen rrëzë këtij qyteti.
Atje ai po qëndron me familje ndërsa ka vizituar edhe rrjedhën e Lumbardhit që përshkon këto male të bukura.
Ndërsa, imazhe nga ky udhëtim ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram.
Në mesin e fotografive ishte edhe një me prindërit e tij, nënën dhe babain, me të cilët ka vizituar këtë vend.