Njihuni me prindërit e Kidës

By

Familja gjithmonë në estradën tonë ka pasur një vend të rëndësishëm. Ndoshta ndikuar nga fakti se ne si popull jemi shumë të lidhur me anëtarët e familjes, ata i kemi parë si shoqërues e menaxherë të yjeve.

Një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit, Kida, këtë pjesë e ka mbajtur mjaft të rezervuar. Ndër të paktat herë kur ka ekspozuar familjen, ishte klipi i fundit “S’ki ide” ku shfaqet me motrën e madhe, Gresën.

Megjithatë, një ditë e veçantë nuk kishte se si të kalonte pa ndonjë postim. Orhidea ka uruar babain e saj me rastin e ditëlindjes duke shprehur dashurinë e madhe që ka për të.

Kujtojmë se një intervistë e Kidës ju pret sonte me fillim nga ora 19:00 në Prive.

kida

Artikuj të ngjashëm