Me një puthje në publik, Jessie J konfirmon lidhjen e re të dashurisë (FOTO)

By

Ajo fillimisht ndezi spekulime për romancë me basketbollistin Chanan Safir Colman gjatë një pushimi në Karaibe muajin e kaluar.

Dhe Jessie J konfirmoi se po takohet me atletin profesionist 38-vjeçar, pasi ajo u pa duke e puthur atë në Los Angeles.

Padyshim që çifti është në fazën e muajit të mjaltit pasi këngëtarja 34-vjeçare nuk i rezistoi dot puthjes me Chanan pavarësisht se kishte maskë në fytyrë.

Chanan është një atlet profesionist i njohur pasi ai filloi karrierën e tij gati 20 vjet më parë duke luajtur për ekipin finlandez Lappeenrannan NMKY.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë muajin e kaluar në ishullin Necker të Richard Branson në Karaibe, ndërsa Chanan i është bashkuar Jessiet për udhëtimin e punës.

Artikuj të ngjashëm