Njihuni me Elzan Lamën, kosovarin që po bën nam me dizajnin e kollareve!

By

Elzan Lama është një dizajner i ri dhe kreativ i cili ripërtëriu profesionin e familjes. Lama filloi me disa kollare me dizajn unik duke i ikur shabllonit të zakonshëm.

Ai ka përdorur materiale që i përkasin shekullit të kaluar ku vendosi si detaj edhe pullën si simbol i kreativitetit klasik.

Lama do të vazhdojë të punojë me aksesorë të të dy gjinive gjithmonë me stil unik. Ai e ka përfunduar  vitin 2017 me publikimin e koleksionit të tij të titulluar “Special Edition “me kollare trendy, me lule dhe duke i ikur formës klasike trekëndore.

E veçanta e tij është se çdo kollare e krijuar nga ai, bartë me vete histori dashurie ndaj këtij profesioni.

Artikuj të ngjashëm