Njihuni me babain e Bebe Rexhës (FOTO)

By

Si një shqiptar nda Dibra, ai ia arriti të bëjë krenarë shumë bashkëkombës të tij pasi rriti një vajzë si Bebe Rexha, që me muzikën e saj shpërtheu.

Ndonëse një emigrant në Shtetet e Bashkuara, ai e dëshmoi se edhe po të vish nga një vend i vogël e i varfër kjo s’do të thotë që s’mund t’i kapësh majat.

Bebe që emrin e vërtetë e ka Bleta, është një vajzë shumë e përkushtuar për familjen e saj dhe këtë e shohim shpesh, ngase publikon imazhe duke kaluar kohë me ta.

Imazhe si ky i fundit që ka publikuar në Instagram, ku ka pozuar me babain e saj Flamurin, i cili kishte emigruar në SHBA që kur ishte 21 vjeç. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm