Njëmujori i parë i BBVK, thyhet rekordi i shikueshmërisë

By

Thyerja e rekordeve të shikueshmërisë nuk ka të ndalur nga spektakli më i madh televiziv në vend, Big Brother VIP Kosova 2.

Sot janë bërë një muaj prej kur ka nisur Big Brother VIP Kosova 2, statistikat në total kanë shkuar në 550 milionë shikime, ka njoftuar drejtori i Rrjeteve Sociale, Diamant Bajra.

“Ky është totali i shikueshmërisë në të gjitha platformat ky vazhdimisht publikohen video si Facebook, Tik Tok, Instagram dhe në kanalet në Youtube”.

“Janë të dhëna të jashtëzakonshme që flasin për punën por edhe lojën e banorëve brenda”, ka thënë Bajra në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndër tjera sonte ju pret një super ‘Prime’ që fillon si çdo herë nga ora 21:00, ju ftojmë të qëndroni para ekraneve të televizioneve tuaja./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm