Dashuria gjithmonë është triumfuese dhe në të gjitha situatat ajo merr simpatinë më të madhe.
Kështu ka ndodhur me çiftin nga Zvicra, që kanë arritur të marrin me qindra mijëra ndjekës në Instagram vetëm duke treguar historinë e tyre të dashurisë.
E për 134 mijë ndjekësit e tyre në Instagram, ata publikojnë çdo ditë fotografi e video, shumë prej të cilave janë tejet qesharake.
Xhemshit dhe Mërgime Aliu të cilët për një kohë të gjatë jetojnë në Zvicër, kohë më parë kanë realizuar një video shumë qesharake.
Është Xhemshiti ai që përpiqet ta grimojë gruan e tij Mërgimen e cila qëndron “petull” e ulur në tavolinë, derisa bashkëshorti i saj s’ia thotë fare me produktet e grimit.
Videoja është e realizuar në gjermanisht megjithatë, s’ka kush që s’e kupton dështimin simpatik të Xhemit me grimimin e gruas së tij, sepse këtu do dështonte çdo burrë shqiptar.
Mergime dhe Xhemshit Aliu, janë një çift i martuar me prejardhje nga Maqedonia që prej vitesh jetojnë në Flaëil të Zvicrës dhe dyshja çdo moment të jetës së tyre të përbashkët e ndajnë me fansat që nuk janë të paktë në numër.
Ata kanë edhe një vogëlushe me emrin Tuana, e cila është tejet simpatike. /Prive.al