Nora Istrefi njihet për stilin e saj unik në veshje, si në prezantime televizive (videoklipe, intervista etj.) ashtu edhe në jetën private.
Këngëtarja aktualisht gjendet në Londër për pak pushime, tek motra e saj Nita,
Në fotografinë e fundit që Nora e postoi në Instagram, nga Londra, shihet e veshur me një bluzë ngjyrë neon të kombinuar me xhinse, çantë të markës YSL dhe syze nga Celine.
Kjo veshje e saj kushton hiç më pak se 3530 euro.
Bluza është nga marka Zara që bën rreth 20 euro, çanta nga YSL 2105 euro, syzet nga Celine 305, rripi Gucci 350 dhe atletet nga marka Channel me çmim 750 euro.
Nora ka qenë jashtëzakonisht e angazhuar me koncerte gjatë kësaj vere kështu që një veshje me çmime të tilla, nuk i bëjnë shumë përshtypje./Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bm8Cb3pHDJJ/?taken-by=whattheywearin