Ermali promovon klipin me Kidën! (Video)

By

Këngëtari Ermal Fejzullahu këtë të shtunë është mysafir në emisionin Prive për të shpalosur detajet nga bashkëpunimi i tij i ri me Kidën.

Të gjitha informacionet se si erdhi deri tek ‘Mio Amore’ flet Ermali por jo vetëm.

Në intervistë me gazetarin Artan Telaku, ai flet edhe për këngë të reja që priten gjatë 2016-tës e cila do të kulmoj me një surprizë.

Përpos kësaj Fejzullahu tregon planet tjera si dhe tregon se pse ishin të vështirë disa muaj për të kënduar në koncerte.

Të shtunën në ora 19.00 në Prive, transmetohet intervista e Ermal Fejzullahut.

Artikuj të ngjashëm