Një zënkë tjetër në internet ndodhi mes personazhit të Youtube, Jake Paul dhe këngëtarit Zyan Malik, ku më vonë kërceu edhe e dashura modele e këtij të dytit, Gigi Hadid.
Është e paqartë se çfarë e ndezi saktësisht këtë grindje, por duket se ka filluar të shtunën natën kur Jake dhe Zayn ishin të dy në Las Vegas për të ndjekur një ndeshje boksi.
Paul dhe Zayn duket se kanë pasur një takim të tensionuar, gjë që e detyroi Paulin të fillonte me disa kunja në Twitter duke i shkruar gabim edhe emrin:
“Për pak sa nuk godita Zane nga One Direction sepse një djalosh i pasjellshëm. Praktikisht më tha t’i hiqem sysh pa kurrfarë arsyeje, kur unë po tregohesha i sjellshëm më të…Zane e di që po e lexon këtë…Mos u acaro se u ktheve i vetëm në atë dreq dhome të madhe hoteli, hahata.”
Dhe, më pas, Gigi hyri në ring për të mbrojtur mashkullin e saj me një fyerje të strukturuar bukur:
“Lol sepse atij nuk i interesonte të rrinte më ty dhe grupin tënd të turpshëm të YouTube ..? Erdhi në shtëpi me miqtë e tij më të mirë si një mbret i respektuar sepse më ka mua. Nuk i bëhet vonë për fytyrën tënde të shëmtuar irelevante. Ik fli gjumë…”
Përgjigja e Gigi-t si duket e ka thumbuar shumë, sepse Jake ka fshirë postimin i cili nisi gjithë këtë, duke shkruar më vonë:
“Dikush duhet të më marrë telefonin kur jam i dehur sepse bëhem totalisht idiot.”
Burimi: The Cut