Nuk hapet kurrë për jetën e saj private dhe krejt çka dimë është se ajo ka një të dashur që s’e ka prezantuar me publikun.
Edhe në Instagram, në fotografi del krejt e vetme qoftë edhe kur shkon në pushime.
Këngëtarja e biznismenja Shkenda Dubova, dje ka marrë një befasi të këndshme, që përfshinte lule dhe një dedikim special.
“Këto lule janë vetëm për vajza të veçanta dhe të mrekullueshme si ty. Të dua Shkenda”, thuhet në mesazhin e shkruar në Kartolinë, ndërsa emri i dhuruesit apo dhurueses është fshehur nga këngëtarja, duke lënë hapësirë për spekulime se nga kush do i ketë marrë. /Prive.al