Në shtator ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë djalin e saj Jonin.
Dhe Adelina Tahirit nuk i është dashur shumë kohë që të vijë në formë dhe fizikun fit e ka arritur menjëherë pas lindjes.
Këngëtarja e cila nuk ka qenë aktive në muzikë kohëve të fundit meqë i është dedikuar krejtësisht familjes, ka pushuar këto ditë në vende malore dhe e kemi parë në skijim goxha shpesh.
E në imazhin e fundit ajo paraqitet si një super mami me bark të sheshtë, dhe pa asnjë shenjë në trupin e saj të pas lindjes.
Por cili është sekreti i saj për një bark kaq të sheshtë?