Publikohet ‘In my room’ nga Evi Reçi

By

“In my room” titullohet kënga më e re nga Evi Reçi të cilën e publikoi mbrëmjen e kaluar.

Pas një periudhe relativisht të gjatë pa ndonjë prurje të re ajo zgjedh si bashkëpunëtor Bojken Lakon i cili u përkujdes për muzikën e këngës.

Këngëtarja në këtë projekt vjen shumë më ndryshe si në anën muzikore ashtu edhe në paraqitjen e saj në videoklip.

Kujtojmë se kënga e fundit nga Evi Reçi është “Zhdukem Ngadalë” e publikuar dy vite më parë.

 

Artikuj të ngjashëm