Një super lajm për fansat e serialit ‘Kafeneja Jonë’

By

Mbetet një prej serialeve më të preferuara kosovare.

Përkundër viteve që kanë kaluar, batutat e personazhet e ‘Kafeneja Jonë’ kujtohen mjaft mirë edhe sot.

E për të gjithë ata që pëlqejnë serialin, ka lajme të reja!

Sipas të gjitha gjasave, ‘Kafeneja Jonë’ po rikthehet në ekran për të paktën një sezonë.

Këtë e ka bërë të ditur aktori Fatmir Spahiu përmes një postimi në rrjete sociale ku ka njoftuar se producenti i serialit ka arritur marrëveshje për rikthim për të paktën një sezonë.

Kujtojmë se pas ndërprerjes së ‘Kafeneja Jonë’ në televizionin publik, pati një tentativë rikthimi përmes rrjeteve online por që nuk rezultoi e suksesshme dhe mori fund shpejt. Mbetet të shihet konsistenca kësaj radhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm