Një sallë e mbushur e plot duartrokitje, Adelina Thaçi na kthen 20 vjet pas në kohë

By

Ndonëse e shkëputuar nga skena e muzikës me prurje të reja, Adelina Thaçi vazhdon të jetë mjaft aktive në llogaritë e saj sociale.

E postimi i fundit na kthen pas në kohë për 20 vjet, kur postoi një video të vjetër të babit të saj Rasim Thaçit, shkëputur në një nga performancat e tij humoristike.

Në video shihet Rasim Thaci i njohur për të gjithë popullin shqiptar si Cima, ku këngëtarja shkruan:

“Salla 1 Tetori, para 20 e me shume vjetesh. Babi, ti nje Artist, Trim me plotekuptimin e fjales, kete gjithemone e kane deshmu duartrokitjet, sallat e stermbushuna. Zemra mal”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Thaçi Meta (@adelinathaci)

Së fundmi këngëtarja zbuloi se ajo ishte shëruar plotësisht nga Coronavirusi i cili ia rëndoi gjendjen shëndetësore për ditë të tëra. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm