Një qytetare e akuzon për keqtrajtim kafshësh – reagon Teuta Krasniqi

By

Gjatë ditës së djeshme, një qytetare, Leni Idrizi hodhi akuza të rënda kundrejt aktores, Teuta Krasniqi, për keqtrajtim kafshësh për hir të një skene filmi.

“Sot e mora vesh qe mram ne oret e vona tek fakulteti i arteve eshte xhiru nje skene e nje filmi me regji te Ilirijan Himaj, producente cuditerisht aktorja Teuta Krasniqi e cila eshte deklaruar vegane, dhe eshte keqtrajtuar nje qen/qenushe e rruges duke e vu ne gjume me anestezion per shkaqe regjisoriale. Qeni/qenushja eshte mbajt aty me ore te tera deri sa kane perfunduar xhirimet dhe nuk gjendet ne territorin e tij/saj qe nga ajo kohe.  Ani pse ekipa e filmit thone qe kane marr leje nga te gjjtha institucionet, nuk menoj qe ato institucione kane te drejte te japin leje te tilla per kafshe qe nuk kane pronar.

Shendeti i atij qeni/qenushe eshte rreziku dhe eshte malltretu. Kerkoj nga policia qe ky rast te hetohet deri ne fund dhe te mbetet e qarte qe askush nuk ka te drejte ti trajtoj qenet endacak ne kesi menyre. Paradoksi i krejt kesaj eshte qe filmi ka te bej pikerisht per qenet endacak”, shkruhet në postimin që deri më tani ka pasur 31 shpërndarje në Facebook.

Sot e mora vesh qe mram ne oret e vona tek fakulteti i arteve eshte xhiru nje skene e nje filmi me regji te Ilirijan…

Posted by Leni Idrizi on Monday, May 10, 2021

 

Pas akuzës publike, ka reaguar edhe aktorja e cila është producente në “Filmtory”. Ajo thotë se gjithcka është bërë me korrektsinë më të madhe, dhe se qeni ishte i mirëushqyer dhe vendosja në gjumë është bërë nga një veteriner i certifikuar.

Ajo tha se do të publikojë edhe videon e qenit për të dëshmuar edhe një herë, se ai është një gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore.

“Prej dites se djeshme qenka bere nje akuze drejt produksionit ‘Filmtory’ i cili po xhiron filmin e metrazhit te gjate ‘Lekura e krokodilit’ me regji te Ilirjan Himaj dhe producente Teuta Krasniqi.
Keto ‘akuza’ totalisht te pa baza e pa asnje informacion te marre nga produksioni, qenkan bere me shume epitete te pahijshme duke shkruar qe ‘qeni eshte keqtrajtuar 🤦‍♀️ etj’
Ai qen gjate dites se xhirimit eshte ushqyer e trajtuar me kujdes e dashuri.
Veterinari ne menyre profesionale e ka fjetur ne menyre qe te xhirohet skena pa e munduar qenin dhe pas xhirimit qeni eshte zgju dhe gjithcka ka qene dhe eshte ne rregull me qenin.

Askush nga produksioni nuk eshte cmend qe me e lendu qenin e aq ma pak duke me pas mua producente qe jam extremisht e dedikuar per mireqenien e cdo kafshe”, shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm