Dy motrat e famshme, Nora Istrefi dhe Era Istrefi, po sjellin bashkë një këngë dhe xhirimet e klipit tani duket se kanë përfunduar.
Dyshja e njohur po sjellin këngë bashkë ndërsa tashmë janë publikuar disa nga fotografitë se si motrat do të duken në klipin e përbashkët.
Këngëtaret kanë xhiruar klipin nën regjinë e artistit kosovar Astrit Ismajli, ndërsa meqë kemi këtë bashkëpunim, duket se do kemi një klip shumë interesant.
Është Era ajo që ka publikuar disa imazhe nga klipi, ky shihet e vendosur në një statujë dhe e ngujuar aty.
“Statuja e lodhjes”, ka shkruar këngëtarja, derisa imazhet janë mjaft interesante, e mezi po presim ta shohim se si do jetë produkti final…