Hajnat kishin informacion? Adelina zbulon detaje nga plaçkitja e shtëpisë

By

Sot u bë i ditur lajmi i plaçkitjes në shtëpinë e këngëtares Adelina Berisha.

View this post on Instagram

A post shared by @adelinnaberisha

E kontaktuar nga portali Prive.al, Berisha konfirmoi lajmin teksa dha edhe më shumë detaje.

Deklarata e këngëtares së njohur hedh dyshime se hajnat mund të ketë pasur informacion, për shkak se në kohën kur ka ndodhur vjedhja, askush nuk ka qenë në shtëpi.

“Është e vërtetë që kanë hy në shtëpi dhe askush nga anëtarët e familjes nuk kemi qenë në shtëpi. Në ato kohë ishim në një aheng familjar. E kemi kuptuar tek pasi kemi ardhur në shtëpi ku e kemi parë që kishin hyrë hajnat. Policia kanë ardhur pastaj dhe janë duke u  marrë me rastin” – është shprehur Adelina.

Portali “Sinjali” ka raportuar se janë vjedhur rreth 10 mijë euro dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm