Një nga serialet më të suksesshme po kthehet pas gati 20 vitesh

By

Në Kosovën e pasluftës, telenovela “Pasionet e fshehta” ishte një nga më të njohurat.

Historia e tre vëllezërve që dashurohen në tre motra dhe situatat e krijuara ngjallën shumë interesim duke e bërë ndër serialet më të suksesshme në nivel global.

E në këtë periudhë kur telenovelat latine po përjetojnë një ringjallje, gjiganti Telemundo ka dhënë lajmin e shumëpritur.

Ky serial do të rikthehet në sezone të reja pas afro njëzet vitesh.

Prodhimi do të nisë këto ditë dhe në ekran do jetë për miliona shikues përgjatë vitit 2022.

Lajmi është pritur me shumë gëzim në rrjete sociale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm