Projekti kinematografik “Një muaj”, me regji të Zgjim Terziqit do të shfaqet në Festivalin e 42-të të Filmit në Atlanta, event ky që mbahet nga data 13 deri më 22 prill.
“Një Muaj” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën, një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmban përkujdesjen e saj, secila me rend nga një muaj.
Kasti i këtij filmi përbëhet nga: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu e disa të tjerë.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike ‘Broken Branch Production’.