Një histori interesante: Sabri Fejzullahu ia ka vrarë “dashurinë” gruas së tij nga xhelozia

By

aGjithnjë e ka theksuar se gruan e ka dashurinë e jetës e ajo është prezente kudo.

Këngëtari Sabri Fejzullahu, ka një kohë të gjatë i martuar me Nerën me të cilën ka edhe dy fëmijë dhe një martesë të lumtur.

Të ftuar te Rudina Magjistari në emisionin e Pasdites në TV Klan, Fejzullahu ka rrëfyer historinë e takimit me Nerën.

“Do bëja videoklipin e këngës ‘Mos mendo se jam i lumtur’ dhe në ambientet e Fakultetit Filozofik, falë Zotit takova Nerushen time, që ia hënksha zemrën! Ajo po shihte xhirimet e klipit së bashku me njerëz të tjerë dhe kur e pashë… I thashë: “Ti do të bëhesh gruaja ime”, ka deklaruar këngëtari, duke shtuar se edhe gruaja e tij kishte një zë të mirë dhe këndonte bukur.

Menjëherë pasi ka treguar këtë histori takimi me ruan, ai i ka çuditur shikuesit e emisionit duke thënë se: “Isha shumë i dashuruar dhe nga frika mos ma merrte dikush Nerën, ia vrava dashurinë!”, shkruan Xing.al.

Por dashuria e vrarë e Nerës ishte kënga të cilën Fejzullahu s’e kishte lënë ta vazhdonte për shkak të xhelozisë dhe frikës se atë mund t’ia merrte dikush. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm