Projekte të njëpasnjëshme, Seven Saraçi gati këngën e re

By

Ka lansuar dy këngë deri më tani që po i prijnë verës. Por as kënga e tij solo e as bashkëpunimi me këngëtaren Aegjentina Ramosaj, s’do të jenë të vetmet projekte të tij.

Një këngë shumë ritmike që me siguri do mbetet në kokat tona, po vjen nga këngëtari Seven Saraiçi.

Pa dyshim, nga insertet e para që ai ka publikuar në Instagram, kënga duket se do jetë melodi dashurie, e në klip shihet edhe një vajzë e bukur që e shoqëron këngëtarin.

“Ku je”, do të titullohet ky projekt, e përderisa kënga “Pa ty” në duet me Argjentinën i kushtohej ish të dashurës së tij, e cila pas publikimit të këngës shkroi ca vargje të saj në instagram, nuk dihet nëse projekti i radhës do të jetë dedikim për ndarjen nga ajo. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BkdBKmbHi0d/?taken-by=7saraci

Artikuj të ngjashëm