Blero shkon në Suedi bashkë me Afronën

By

Njëri ndër çiftet më të famshme të skenës shqiptare, këngëtari Blerim Muharremi e modelja Afrona Dika, nuk shihen shpesh me njëri tjetrin ngase jetojnë në shtete të ndryshme.

Por kur iu vije mundësia të takohen, ata nuk i ndalin udhëtimet e momentet e bukura së bashku.

Kësaj here, Blero e ka marrë Afronën në Suedi, në vendin ku është rritur. Nga atje Afrona ka publikuar një video në Instagram, ku e shfaqë njërin ndër fenomenet më interesante natyrore.

Fjala është për zgjatjen e perëndimit të diellit, është për vendet skandinave është diçka e zakonshme.

Në qytetin Hasselholm, ndonëse ora shënonte diku afër mesnatës, kishte ende dritë dielli në qiell, dhe kjo, duket t’i ketë bërë shumë përshtypje Afronës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm