Ata kanë shumë vjet që janë bashkë ndërsa vetëm gjatë vitit që lamë pas dashurinë e tyre të madhe e kurorëzuan me fejesë.
Blogerja e famshme shqiptare Armina Mevlani dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha, u fejuan duke celebruar një darkë me miqtë e ngushtë e familjarët, ndërsa tani kanë një shtëpi dhe jetojnë bashkë.
Por si u njohën ata të dy? E rrëfen vet Armina dhe qenka shumë romantike…
“Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka”, ka treguar Armina, në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën Elite. /Prive.al