Nder i madh: Gold AG merr çmimin e heroit të kombit, ‘Shkëlzen Haradinaj’

By

Reperi Gold AG ndër vite gjithmonë i ka kushtuar rëndësi në krijimet e tij motiveve patriotike.

Ai i ka kënduar heronjve e ka qenë pranë zhvillimeve prej më të rëndësishmeve për pjesëtarët e krahut të luftës dhe ky kontribut më në fund i është vlerësuar.

Goldi sot ka marrë çmimin e heroit të kombit ‘Shkëlzen Haradinaj’ në Gllogjan të Dukagjinit.

Përshtypjet e para pas këtij nderi të madh, Ariani i ka ndarë në rrjete sociale ku mes tjerash shprehet:

Ky çmim do të jetë një arsye më shumë që kënga ime të jehojë gjithmonë për ata që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e kësaj toke.Bacë Hilmi Haradinaj dhe kryetar i komunës së Deçanit Rasim M. Selmanaj ju falemnderit për këtë pritje dhe organizim.Falemnderit rini e Dukagjinit që më pritet edhe pse ishte koha me shi,erdha me bereqet dhe u takofshim gjithmonë me bereqet e për të mira.Sonte në ora 20:00 del kënga e re NË DUKAGJIN, këngë që i kushtohet Luanit dhe Shkëlzeni.Shpresoj që ta pëlqeni.FALEMNDERIT DEÇAN

Ndryshe, sonte reperi do të publikoj projektin ‘Në Dukagjin’ në ora 20:00. /Prive.al/

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 8 people, outdoor

golda

 

Artikuj të ngjashëm