Një familje shqiptare gëzon një shtëpi të re falë Bebe Rexhës

By

Më shumë se një vit më parë, Bebe Rexha udhëtoi nga Amerika drejt Bubqit për të të parë vetë nga afër të gjitha dëmet që kishte shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit.

Aso kohë ajo u takua më të gjithë banorët e zonës dhe u takua nga afër me familjet që ishin prekur nga tërmeti, dhe cdo gjë që kishin ishte shkatërruar.

Bebe premtoi se ajo vetë bashkë me të gjithë ata që do të kontribuonin do të ndërtonin një shtëpi të re nga e para për këtë familje.

Këngëtarja e ka mbajtur premtimin dhe sot ka treguar se shtëpia e tyre është gati. Ajo ka publikuar një video me kujtimet e vitit të shkuar dhe një tjetër në të cilën shihet familja nga Bubqi duke hyrë në banesën e re.

“Shtëpia e parë u mbarua! Faleminderit të gjithë atyre që dhuruan në fondet për tërmetin në Shqipëri. Faleminderit ty Monika Kryemadhi që më ndihmove për ta bërë të mundur këtë gjë! Diçka kaq e bukur për t’u parë. Fiks në kohë për festa! Asgjë nuk më përmbush më shumë”, ka shkruar Bebe përkrah videos.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të këngëtares. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm