Një duet femrash! Ja me cilën këngëtare do sjell bashkëpunim Aida Doçi

By

Pak ditë më parë publikoi ‘A je mirë’ por këngëtarja Aida Doçi tashmë ka të qarta planet për projektet pasuese.

Në një intervistë për emisionin Prive, Aida rrëfeu edhe për këngën e rradhës që do të jetë në bashkëpunim.

Doçi do t’i bashkojë forcat me Morena Tarakun, bukuroshen që tash e një kohë po konsolidon karrierë në muzikë, me projektin ‘Lule’ si të fundit.

Detajet e intervistës me Aidën ku mes tjerash flet edhe për motrën e vogël dhe suksesin që pritet prej saj, mund t’i kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm