Dita e djeshme shënoi një humbje mjaft të madhe për artin shqiptar në përgjithësi e për këngëtaren, Rozana Radi në veçanti.
Kjo pasi nga jeta u nda këngëtari, Françesk Radi, njëherit xhaxhai Rozanës e cila nga kjo humbje u prek mjaft shumë.
Kështu reflektohet edhe në postimin e saj të fundit në Instagram i cili duket se buron nga dhimbja e madhe për humbjen e më të dashurit të saj.
“Pranvera te humbi ty jo ti pranveren! Sdo te them kurre lamtumire!” shkroi Rozi në kujtimin e bërë për xhaxhain e saj. /Prive.al/