Një detaj që askush s’e vuri re, ja ca momente që dëshmojnë se Kledi dhe Krusita janë në lidhje

By

Derisa festivali Kënga Magjike po ndodhte në Shqipëri, mediat shqiptare gjithandej raportuan se një lidhje e re dashurie kishte nisur në shoubizin shqiptar.

Dhe bëhej fjalë për kompozitorin Kledi Bahitin dhe këngëtaren Krusita, e cila kësaj here garoi në festival me këngën “Akull”.

Por ishte Krusita ajo që i mohoi thashethemet duke thënë në Thumb që ato që u raportuan në media s’janë të vërteta.

Mirëpo në anën tjetër në emisionin e Luana Vjollcës, në puntatën e fundit, ka ca momente që e dëshmojnë këtë.

Pikë së pari, banda e Threedots nisën të tallen me Krusitën ngapak, kur ajo mori zarin të gjuante e në zar ishin fytyrat e të gjithë personave që bashkëpunojnë me Threedots, e Flori ishte ai që i tha: “Epo fytyra e dikujt nuk është aty”, duke aluduar në atë të Bahitit, që është ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Florit.

E më aps, Krusitës iu kërkua që të zgjidhje të mes Yll Limanit, John Shahut dhe Kledit për tu martuar me njërin, për ta eliminuar dhe për të ngrënë darkë. Dhe për t’i evituar thashethemet, ajo eliminoi Yllin, hëngrei darkë me Kledin e u martua me Shahun.

Ndërsa në fund fare, në rubrikën “Ndaje ose Pije”, ajo nuk pranoi ta thoshte emrin e të dashurit por as nuk e mohoi që ishte në lidhje, e aty ngapak filluan shakatë.

Gjithsesi, era romancë në mes Kledit dhe Krusitës po vjen…

Artikuj të ngjashëm