Jo më vetëm humorist: Bes Kallaku pjesë e filmit amerikan

By

Aktori i humori Bes Kallaku është përqafuar fort nga publiku në të gjithë daljet e tij. Për sa kohë ishte pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, sukses i garantuar në çdo rol. Por edhe pas largimit nga aty, prezenca e tij plot humor në rrjetet sociale, e ‘fashiti’ mungesën e të dielave në ekran.

Këtë radhë na ka befasuar me lajmin e radhës, lansuar pikërisht në llogarinë e tij në Instagram. Besi tashmë do të na përfaqësojë edhe në produksione të huaja, shkruan Bordo.al.

Aktori i humorit ka publikuar trailerin e filmit “The Brave”, në të cilin bën të ditur se do të jetë pjesë me një rol. Ai luan krah emrave të tjerë si Louis Mandylor dhe Armand Assante.

 

Artikuj të ngjashëm