Një detaj nga relacioni i Argjentinës me vjehrrën e saj!

By

Marrëdhëniet me vjehrrën, çdo herë kanë qenë piketë e diskutimit dhe e interesimit edhe në showbizin shqiptar.

Shumë prej këngëtareve shqiptare ekspozojnë këtë pjesë në publik, ndoshta shpeshherë edhe për të reflektuar një fasadë që s’dihet sa përkon me realitetin.

Por, përtej ekspozimit në publik, këngëtarja Argjentina Ramosaj duket se këtë relacion me nënën e personit të zemrës e ka të shkëlqyer.

Dyshja shumë shpesh drekojnë me njëra-tjetrën por një tjetër detaj përshkon marrëdhënien e familjes.

Përpos me Argjentinën, nëna e Dukagjinit duket të jetë shumë e lidhur edhe me ‘mikateshën e saj’, zonjën Suzana.

Zonjat, takimet e shpeshta me njëra-tjetrën i tregojnë edhe në rrjete sociale duke dëshmuar kështu miqësinë që kanë së bashku.

Më poshtë ju sjellim foto të Argjentinës përkrah nënës, Suzanës dhe zonjës Avdije. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm