Kërkohet ndihmë për shërim të prezantueses Saranda Hoda – Sasa

By

Rastet e rënda shëndetësore për të cilat kërkohet ndihmë fatkeqësisht janë shndërruar në përditshmëri duke na prekur të gjithëve.

Por rasti I fundit që po qarkullon në rrjete sociale ka një impakt edhe më të madh për faktin se personi për të cilin kërkohet ndihmë është fytyrë familjare.

Bëhet fjalë për gazetaren dhe prezantuesen Saranda Hoda – Sasa të cilës gjendja shëndetësore I është përkeqësuar sërish.

Ajo para një kohe është operuar në Beograd me gjithë shpenzimet  e mbuluara nga familja e saj por tash asaj i duhet të operohet përsëri dhe kësaj rradhe ka nevojë edhe për ndihmën tone për të përballuar koston financiare.

Detajet se si mund ta ndihmojmë Sasën mund t’I kuptoni në foton e mëposhtme. /Prive.al

14355164_1100021163417485_7200503822802385557_n

Artikuj të ngjashëm