Një bashkëpunim i tretë mes Tunës dhe Cozman ?!

By

‘Holla’ gjatë verës ishte projekti i fundit në të cilin u panë aktivisht në muzikë Tuna dhe Cozman.

Më pas, objekt diskutimi në media ishte lidhja e tyre dhe jo këngët pasi këto të fundit munguan.

Por pauza disa mujore e Tunës nga skena muzikore tashmë ka përfunduar dhe këngëtarja i është përvishur punëve.

Në një prej fotove, ajo është parë me të dashurin e saj në studio tek Kico n Torch. Nuk dihet nëse Cozman thjesht i ka bërë shoqëri apo është pjesë e projekteve të reja.

Se a po mundohen çifti të krijojnë diçka të ngjajshme që do rikthejë shkëlqimin e Fenix kjo mbetet të shihet, por e sigurt është se këngëtarja edhe do befasojë! /Prive.al/

Screenshot_2016-01-29-11-22-08

Artikuj të ngjashëm