Emina Çunmulaj dhe Dafina Zeqiri në një projekt?

By

Së fundmi dy shqiptaret e famshme kanë nisur të shoqërohen bashkë dhe ndoshta të sjellin edhe ndonjë projekt së bashku.

Modelja Emina Çunmulaj dhe këngëtarja Dafina Zeqiri që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, janë takuar në shtëpinë e modeles për të dytën herë.

Emina ka shkruar në Instagram se po punon në një projekt dhe më pas, prezanton Dafinën e cila ndodhet në shtëpinë e saj.

Dyshja po ashtu, kanë dalë për shëtitje por Emina ndonëse ka shkruar se do të ndajë me ndjekësit e saj diçka nga puna me të cilën po merret, ajo nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj.

Artikuj të ngjashëm