Një artist me origjinë shqiptare gati për të ‘çarë’ tregun muzikor latin? (FOTO)

By

Shqiptarë në tregun muzikor ndërkombëtar tashmë numërojmë me bollëk.

Në Europën perëndimore dhe përtej oqeanit në Amerikë, çdo ditë e më shumë lista e artistëve me origjinë shqiptare që po korrin sukses është duke u shtuar me emra të rinjë.

Por, një artist me origjinë shqiptare që synon famën në tregun latin? Edhe këtë kishim ‘mangu’ dhe duket se edhe një të tillë më në fund e kemi gjetur.

Fjala është për Kevin Edmond, një djalë me banim në Suedi i cili nga babai është me origjinë latine kurse nënën e ka shqiptarë të Kosovës.

Ky i fundit numëron dy projekte muzikore, i pari pjesë si kolonë zanore e një seriali shumë të famshëm në Kili teksa kënga e dytë është publikuar para rreth një muaji dhe titullohet ‘Chikita’.

Ky projekt përbën vetëm ‘nxemje’ përpara një vargu të projekteve më serioze që synojnë të ‘çajnë’ tregun qindra milionësh të vendeve latine.

Kevin, emri i plotë i të cilit është Kevin Edmond Diaz Bajraktari ka bërë xhiron në rrjete sociale edhe duke u krahasuar me super yllin Maluma falë ngjajshmërisë fizike.

Mos na thoni që s’ju kemi paralajmëruar kur ky djalë të marrë nga muzika atë që meriton falë talentit por edhe komponentës së paraqitjes që përbëjnë një binom mbi të cilin, suksesi është pothuajse i garantuar, /Prive.al

Artikuj të ngjashëm