Pas dënimit që Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner morën nga FIFA për shkak se festuan me simbolin e shqiponjës (shenjë kombëtare shqiptare), golat dhe fitoren ë Zvicrës në Kampionatin Botëror në Futboll kundër Serbisë, shqiptarët u mobilizuan për t’i mbledhur paratë që ta paguajnë dënimin për treshen që bëri bujë në botë.
Përderisa FIFA dënoi dy kosovarët që luajnë për Zvicrën me nga 10 mijë euro, zvicranin e ka dënuar me 5000, ndërsa donacionet shqiptare e kanë kaluar shifrën e kërkuar.
“Ju lutem ndaleni donacionin. Së bashku ia kemi arritur qëllimit. Ju faleminderit”, ka shkruar Rilind Reka, personi që e ka nisur grumbullimin e fondeve online.
Tani për momentin janë mbledhur 25,294 dollarë, në fondacionin për pagimin e dënimeve por mbetet pikëpyetje nëse Federata Zvicerane e Futbollit, e pranon ndihmën.