Ndërron jetë ylli i madh i rokut

By

Eddie Van Halen, kitaristi i njohur kryesor i grupit ikonik të rokut Van Halen, ka vdekur, sipas një postimi në mediat sociale nga djali i tij. Ai ishte 65 vjeçar.

“Ai ishte babai më i mirë që mund të kërkoja ndonjëherë”, shkroi djali i tij, Wolf Van Halen në një shënim të postuar në Twitter. “Çdo moment që kam ndarë me të brenda dhe jashtë skenës ishte një dhuratë.”

Wolf Van Halen, djali i Eddie dhe Valerie Bertinelli, thanë se babai i tij vdiq pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme me kancerin të martën në mëngjes.

“Zemra ime është thyer dhe nuk mendoj se do të shërohem plotësisht nga kjo humbje,” shtoi ai.

Guitar rock legend Eddie Van Halen dies of cancer at 65

Burimi: BBC

Artikuj të ngjashëm