Nisin xhirimet e klipit të Labit me Danin (FOTO)

By

Kanë nisur xhirimet e videoklipit të Labinot Tahirit me Ramadan Krasniqin – Dani.

Lajmin e bëri të ditur Labi përmes një fotografie të postuar në instastory me anë të cilës njoftoi se projekti i ri do të publikohet të shtunën.

Artisti dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk e bëri të ditur orën megjithatë dihet se këtë vikend do kemi këngë të re nga dy artistët më të mirë shqiptarë.

Sipas përshkrimit të imazhit, projekti mban titullin ‘zemra qanë por nuk të urren’ por mbase mund të jetë një frazë nga pjesa e Labit.

Kujtojmë që Labi këtë vit solli album ndërkaq Dani erdhi me disa bashkëpunime interesante./Prive.al

Artikuj të ngjashëm